AKEP

Anketa për Kushtet Evropiane të Punës (AKEP) është krijuar për ti ofruar politikëbërësve dhe hulumtuesve të dhëna të vlefshme, të përditësuara dhe objektive mbi jetën e punës dhe cilësinë e punës në vendin tuaj dhe në mbarë Evropën.

Për edicionin e tij të 8-të, Eurofound do të punojë në bashkëpunim me Verian për të intervistuar rreth 50,000 të punësuar në më shumë se 30 vende evropiane.

Për më shumë informacion mbi Eurofound, ju lutemi vizitoni faqen e tyre të internetit.

Anketa mbulon aspekte të ndryshme të jetës së punës, duke përfshirë:

  • Si punoni
  • Orari juaj i punës
  • Ekuilibri jetë-punë
  • Mënyra sesi puna ndikon në shëndetin tuaj

Kush mund të marrë pjesë?

Pjesëmarrësit e përzgjedhur të cilët…

  1. janë të moshës 16-74 vjeç
  2. dhe kanë kryer ndonjë punë si të punësuar ose të vetëpunësuar gjatë javës së fundit, qoftë edhe për vetëm një orë, për të cilën janë paguar në para ose pagesa në natyrë (mallra)

ose për më shumë informacion mbi të drejtën e pjesëmarrjes, ju lutemi për të parë kriteret e plota.

Ne dëshirojmë të sigurohemi që të gjithë njerëzve që punojnë në rrethana jotipike ti ofrohet mundësia e të marrit pjesë. Ju gjithashtu mund të merrni pjesë nëse ndonjë nga rrethanat e mëposhtme vlen për ju:

  • Aktualisht jeni me leje, por kontrata juaj është ende e vlefshme dhe/ose e keni mbajtur lidhjen tuaj me shoqërinë/organizatën tuaj (kjo përfshin lejen e lindjes qoftë nga nëna apo babai, raportin mjekësor ose një mungesë të përkohshme nga një biznes që zotëroni)
  • Ju nuk keni një kontratë zyrtare pune, por fitoni të ardhura/para duke kryer detyra të vogla sipas nevojës (ad hoc) apo duke shitur mallra ose produkte të vogla
  • Ju punoni në fermën tuaj bujqësore dhe synoni të shisni ose shkëmbeni pjesën kryesore të prodhimit bujqësor, ose jeni një punëtor i papaguar i familjes
  • Kryeni punë në platformë (si për shembull, UBER, AIRBNB, AMAZON, DELIVEROO)
  • Jeni pushuar nga puna, por jeni akoma duke u paguar ose keni sigurinë se mund të ktheheni në punë pas një far kohe
  • Ju jeni një i punësuar sezonal dhe nuk punoni jashtë sezonit, por keni një marrëveshje për t'u kthyer në punë sezonin e ardhshëm ose vazhdoni të paguheni me një tarifë

Si përdoren të dhënat nga AKEP?

AKEP ndihmon në vlerësimin e realiteteve të jetës në punë, identifikon mundësitë dhe sfidat reale me të cilat përballen njerëzit dhe ofron një bazë të dhënash tepër të pasur, e cila mundëson analiza në fusha të shumta. Disa nga publikimet e fundit përfshijnë:

[EN] Privilege or necessity? The working lives of people with multiple jobs
[EN] Gender equality at work
[EN] How your birthplace affects your workplace
[EN] How does employee involvement in decision-making benefit organisations?
[EN] Striking a balance: Reconciling work and life in the EU
[EN] Working conditions in the time of COVID-19: Implications for the future
[EN] Working conditions and workers' health
[EN] Working conditions in a global perspective


Eurofound

Fondacioni Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës (Eurofound) është një agjenci e Bashkimit Evropian që shqyrton kryesisht mënyrën se si njerëzit në të gjithë Evropën jetojnë dhe punojnë, dhe se si kjo gjë po ndryshon me kalimin e kohës.

Eurofound u themelua në vitin 1975, me misionin e saj për të ofruar njohuri që ndihmojnë në zhvillimin e politikave më të mira sociale, të punësimit dhe të punës. Për ta arritur këtë, Eurofound punon ngushtë me institucionet evropiane, qeveritë kombëtare, organizatat e punëdhënësve, sindikatat, kompanitë dhe të punësuarit me synim përmirësimin e mënyrës se si njerëzit punojnë në Evropë.

Për më shumë informacion mbi Eurofound, ju lutemi vizitoni faqen e tyre të internetit.


Verian

Ky hulumtim është duke u realizuar nga Verian sipas standardeve më të larta shkencore.

Verian është një biznes i pavarur lider në botë, i specializuar në kërkime, të dhëna dëshmuese dhe këshillime, i cili ofron shërbime për qeverinë dhe sferën publike, në të gjitha aspektet e politikave publike.

Me fjalë të tjera, ata intervistojnë shumë njerëz të ndryshëm për të ndihmuar në përmirësimin e të kuptuarit të peizazhit në ndryshim social, politik dhe të biznesit.

Shembuj të punës së Verian

Mund të lexoni më shumë rreth punës së Verian në faqen e tyre të internetit.

Verian dhe Mbrojtja e të Dhënave

Çdo përgjigje ose informacion që jepni do të trajtohet në mënyrë shumë konfidenciale dhe garantohet anonimiteti i çdo të anketuari. Të gjitha të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore.

Pjesëmarrja është tërësisht vullnetare dhe ju duhet ndonjë njohuri e veçantë për t'ju përgjigjur pyetjeve.

Çështjet e sigurisë, ruajtjes, mbrojtjes dhe konfidencialitetit të të dhënave do të merren shumë seriozisht. Verian ka krijuar procedura të sigurisë së të dhënave që minimizojnë rrezikun e humbjes së të dhënave dhe garantojnë që konfidencialiteti i të anketuarve të mbrohet në çdo kohë.

Për më shumë informacion mbi këtë, ju lutemi shikoni njoftimin për mbrojtjen e të dhënave duke ndjekur këtë link.