Pyetjet më shpesh të parashtruara
Në këtë faqe:
- Kush po e realizon këtë hulumtim?
- Pse jam ftuar të marr pjesë?
- Pse janë të rëndësishme pikëpamjet e mia?
- Çfarë më kërkohet të bëj?
- Kam probleme me qasjen online në anketë. Kush mund të më ndihmojë të identifikohem?
- Si ta kërkoj shpërblesën time?
- Çfarë do të ndodhë me përgjigjet e mia?
- Më shumë informacion mbi anketat vijuese të Eurofound?
- Si do të mbrohen të dhënat e mia?
- Dua të marr pjesë por nuk kam marrë ftesë, çfarë mund të bëj?
- Si mund të marr mbështetje kur përjetoj probleme të shëndetit dhe sigurisë ose dhunës në punë?
- Me kë mund të flas nëse kam më shumë pyetje rreth AKEP?
Kush po e realizon këtë hulumtim?
Ky hulumtim po realizohet nga Fondacioni Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës (Eurofound) në bashkëpunim me Verian. Eurofound është një agjenci e Bashkimit Evropian, e cila kryesisht studion mënyrën se si njerëzit në të gjithë Evropën jetojnë dhe punojnë, dhe sesi kjo gjë po ndryshon me kalimin e kohës.
Eurofound po punon ngushtë me institucionet evropiane, qeveritë kombëtare, organizatat e punëdhënësve, sindikatat, kompanitë dhe punëtorët me synimin për të përmirësuar mënyrën se si njerëzit punojnë në Evropë
Për më shumë informacion mbi Eurofound, ju lutemi vizitoni faqen e tyre të internetit
Verian është një kompani, e cila këshillon klientët në qeveri, sektorin publik, OJQ-të dhe subjektet jofitimprurëse në ofrimin e politikave publike, programeve, shërbimeve dhe komunikimeve për publikun. Në thelb, Verian interviston shumë njerëz të ndryshëm për të nxjerrë vështrime kritike rreth ndryshimit të peizazhit social, politik dhe të biznesit brenda Evropës.
Për më shumë informacion mbi Verian, ju lutemi vizitoni faqen e tyre të internetit.
Pse jam ftuar të marr pjesë?
Për këtë hulumtim, do të intervistohen rreth 50,000 të punësuar në më shumë se 30 vende evropiane. Në secilin vend, është nxjerrë një model, duke zbatuar standarde rigoroze shkencore, për t'u siguruar se përfaqëson të gjithë të punësuarit në vend. Të gjithë të punësuarit në çdo vend kanë një probabilitet për t'u përzgjedhur.
Si pjesë e këtij procesi, ju jeni përzgjedhur rastësisht për të marrë pjesë. Ju jeni unik dhe nuk mund të zëvendësoheni. Nëse nuk merrni pjesë, njerëzit që punojnë si ju mund të mos përfaqësohen siç duhet.
Ne dëshirojmë t'ju sigurojmë se nuk kemi asnjë informacion tjetër për ju ose familjen tuaj.
Pse janë të rëndësishme pikëpamjet e mia?
Përgjigjet tuaja do të japin bazën e provave për përmirësimin e politikave të dedikuara në përmirësimin e kushteve të punës dhe cilësisë së punësimit për të gjithë të punësuarit si në vendin tonë dhe në Evropë në tërësi.
Për këtë qëllim, ne kemi nevojë që të marrin pjesë njerëz nga të gjitha grupmoshat dhe formmimeve të ndryshme. Përndryshe, informacioni që mbledhim mund të mos jetë përfaqësues i të punësuarve në vendin tonë. Në një farë mënyre, ju po flisni për mijëra njerëz të tjerë si ju.
Çfarë më kërkohet të bëj?
A jeni midis 16 dhe 74 vjeç dhe keni kryer ndonjë punë si i punësuar ose i vetëpunësuar javën e kaluar – qoftë edhe për vetëm një orë, dhe jeni paguar në para ose në natyrë (mallra)? Duke marrë pjesë në AKEP, ju mund ta bëni zërin tuaj të dëgjohet dhe të përfaqësoni të punësuarit si ju.
Nëse keni marrë një letër që fton familjen tuaj për të marrë pjesë në studim, thjesht hyni në faqen e internetit dhe shkruani numrin unik dhe fjalëkalimin përkatës që kemi dhënë në ftesën e anketës.
Në familjet me më shumë se një person nga mosha 16 deri në 74 vjeç dhe që punojnë, mund të marrin pjesë shumë anëtarë të familjes.
Nëse na keni dhënë e-mailin ose numrin tuaj të telefonit dhe keni marrë një ftesë me e-mail ose SMS, thjesht ndiqni linkun e anketës e cila është unike dhe e qasshme vetëm për ju.
Linku i anketës do t'ju çojë drejtpërdrejt në anketën online.
Për t'ju falenderuar për kontributin tuaj, çdo individ që plotëson anketën do të marrë një kupon dhuratë. Ju, gjithashtu, mund të zgjidhni të dhuroni të njëjtën shumë për bamirësi, nëse dëshironi.
Kam probleme me qasjen online në anketë. Kush mund të më ndihmojë të identifikohem?
Nëse keni marrë një letër ftese me postë, mund të identifikoheni duke përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e përfshirë në ftesën tuaj. Nëse emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi juaj nuk funksionojnë, ju lutemi na kontaktoni duke klikuar tek Support në fund të këtij ekrani.
Nëse jeni ftuar personalisht ose me telefon dhe keni pranuar të merrni pjesë, nuk keni nevojë për një emër përdoruesi ose fjalëkalim. Ju është dërguar një e-mail ose SMS me një link për anketën dhe ju mund të hyni tek anketa duke klikuar në këtë link. Nëse nuk keni marrë një e-mail ose SMS, ose nëse linku nuk funksionon, ju lutemi na kontaktoni duke klikuar te Support në fund të ekranit.
Si ta kërkoj shpërblesën time?
Për t'ju falënderuar për kontributin tuaj, ne do t'ju ofrojmë një kupon dhuratë. Pasi të keni plotësuar pyetësorin, do të drejtoheni në rubrikën e shpërblimeve tek faqja jonë e internetit, ku mund të zgjidhni nga një sërë kuponësh të ndryshëm ose të bëni një dhurim për bamirësi.
Të njëjtat informacione për hyrje në anketë do ti përdornin për vërtetësinë.
Çfarë do të ndodhë me përgjigjet e mia?
Informacioni juaj do të përdoret vetëm për të informuar politikat dhe qëllimet kërkimore. Përderisa përgjigjet tuaja do të na ndihmojnë të kuptojmë realitetet e të gjithë të punësuarve në Evropë, ato paraqesin një bazë provash për përmirësimin e politikave të dedikuara në përmirësimin e cilësisë së punës.
Pyetjet kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të jetës së punës, duke përfshirë mënyrën si punoni, orët tuaja të punës, ekuilibrin punë-jetë dhe mënyrën se si puna ndikon në shëndetin tuaj. Nuk nevojiten njohuri të veçanta për t'ju përgjigjur pyetjeve.
Për të realizuar anketimin si duhet, ne do të kërkojmë edhe disa informacione personale. Do të kujdesemi që përgjigjet tuaja të përpunohen në një mënyrë që askush të mos ju identifikojë personalisht nga ato që keni thënë. Kjo do të thotë që përgjigjet tuaja do ti shtohen përgjigjeve të njerëzve të tjerë për të krijuar një "grumbull të dhënash" që do të përdoren për të informuar politikat dhe kërkimin.
AKEP ofron një bazë të dhënash tepër të pasur që lejon analiza në fusha të shumta. Këtu janë disa shembuj të publikimeve të kohëve të fundit:
[EN] Privilege or necessity? The working lives of people with multiple jobs
[EN] Gender equality at work
[EN] How your birthplace affects your workplace
[EN] How does employee involvement in decision-making benefit organisations?
[EN] Striking a balance: Reconciling work and life in the EU
[EN] Working conditions in the time of COVID-19: Implications for the future
[EN] Working conditions and workers' health
[EN] Working conditions in a global perspective
Më shumë informacion mbi anketat vijuese të Eurofound?
Në fund të anketës, do të pyeteni nëse do të konsideronit pjesëmarrjen tuaj në anketat e ardhshme të organizuara nga Eurofound.
Nëse pranoni, do t'ju kërkohen të dhënat tuaja të kontaktit. Këto do të ruhen nga Eurofound për një periudhë maksimale prej dy vitesh, në mënyrë që t'ju kontaktojë në të ardhmen. Për çdo anketë të re, Eurofound do të komunikojë kohën e parashikuar që nevojitet për ta plotësuar atë.
Si do të mbrohen të dhënat e mia?
Çdo përgjigje ose informacion që jepni do të trajtohet në mënyrë shumë konfidenciale dhe anonimiteti i secilit të anketuar është i garantuar. Të gjitha të dhënat që mbledhim do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore.
Pjesëmarrja është tërësisht vullnetare dhe nuk ju duhet ndonjë njohuri e veçantë për t'ju përgjigjur pyetjeve.
Ne i marrim shumë seriozisht çështjet e sigurisë, ruajtjes, mbrojtjes dhe konfidencialitetit të të dhënave. Procedurat tona të sigurisë së të dhënave janë krijuar për të minimizuar rrezikun e humbjes së të dhënave dhe për të siguruar që konfidencialiteti i të anketuarve të mbrohet në çdo kohë.
Për më shumë informacion mbi këtë, ju lutemi shikoni njoftimin për mbrojtjen e të dhënave duke ndjekur këtë link.
Dua të marr pjesë por nuk kam marrë ftesë, çfarë mund të bëj?
Pjesëmarrësit zgjidhen rastësisht nga të gjitha adresat në vendin tuaj. Kjo përzgjedhje e rastësishme do të thotë se do të ftohen të marrin pjesë njerëz të moshave, rajoneve, statuseve sociale dhe formimeve të ndryshme arsimore.
Ndërkohë që ne e vlerësojmë sinqerisht mendimin tuaj, ju mund të merrni pjesë në AKEP vetëm kur jeni ftuar personalisht nga ne.
Si mund të marr mbështetje kur përjetoj probleme të shëndetit dhe sigurisë ose dhunës në punë?
Kur përjetoni ndonjë çështje shëndetësore dhe sigurie ose dhune në punë, mos hezitoni të konsultoheni me ndihmën profesionale. Një listë e linjave të ndihmës dhe burimeve të informacionit në vendin tuaj mund të gjendet këtu.
Me kë mund të flas nëse kam më shumë pyetje rreth AKEP?
Përgjigjet për pyetjet më shpesh të parashtruara në lidhje me këtë anketë mund të gjenden këtu.
Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi na kontaktoni drejtpërdrejt duke klikuar te Support në fund të këtij ekrani. Me kënaqësi do ti përgjigjemi çfarëdo pyetjeje që keni.
Ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, zakonisht brenda pesë ditësh pune.