NJOFTIM PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE
për Anketën Evropiane mbi Kushtet e Punës 2024

Si një Agjenci e BE-së, Fondacioni Evropian për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës dhe Punës (ose Eurofound) përkrah nevojën për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Prandaj, ne marrim përsipër t’i përpunojmë ato, si kontrollues i të dhënave, në përputhje me ligjin në fuqi1.

Nëse pas leximit të këtij njoftimi, keni ende pyetje ose dyshime për përpunimin e të dhënave tuaja, ju lutemi na kontaktoni në dataprotectionofficer@eurofound.europa.eu. Ne do t'ju përgjigjemi sa më shpejt që të mundemi, por gjithmonë brenda një muaji.

Çfarë është Anketa Evropiane për Kushtet e Punës?

Anketa Evropiane për Kushtet e Punës (ose EWCS) është një anketë që zhvillohet çdo pesë vjet dhe mbulon aspekte të ndryshme të jetës së punës, të tilla si koha e punës, organizimi i punës, ekuilibri punë-jetë dhe çështjet shëndetësore të lidhura me punën. Do të intervistohen gati 50,000 punonjës në 36 vende evropiane për kushtet e tyre të punës.

Të dhënat e mbledhura do të ofrojnë informacion të çmuar, të përditësuar dhe objektiv për politikëbërësit dhe studiuesit evropian rreth kushteve të punës dhe cilësisë së punës dhe punësimit në Evropë, për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së punës për të gjithë. Rezultatet e para nga ky studim do të jenë të disponueshme në vitin 2025.

Për më shumë informacion rreth EWCS, ju lutemi vizitoni https://www.eurofound.europa.eu/surveys/2024/european-working-conditions-survey-2024.

Kush po e kryen anketimin?

Anketimi po kryhet nga Verian në emër të Eurofound, kontrolluesi i të dhënave. Verian, përpunuesi i të dhënave, është një kompani e hulumtimit të tregut që u përmbahet standardeve më të larta etike dhe kodeve profesionale të sjelljes, duke përfshirë WAPOR2 dhe ESOMAR3.

Si jam zgjedhur?

Ju jeni përzgjedhur rastësisht si pjesë e një procesi rigoroz shkencor në mënyrë që ne të mund të flasim me një model përfaqësues të të gjithë punonjësve në popullsinë e vendit tuaj. Të gjithë ata që janë ftuar të marrin pjesë, duke përfshirë edhe ju, kanë një probabilitet të njohur, jo zero për t'u përzgjedhur. Modeli i rastësishëm është nxjerrë ose duke përdorur një regjistër individësh ose familjesh, ose në bazë të numërimit, në varësi të vendit.

Cilat të dhëna personale do të mblidhen?

Do të përpunohen të dhënat e mëposhtme:

  1. telefoni, gjinia, adresa postare dhe mosha juaj do të përpunohen për t'ju ftuar të merrni pjesë në anketë;
  2. çdo e dhënë personale që mund të jepni gjatë përgjigjes së anketës, e cila fokusohet në aspekte të ndryshme të jetës së punës, duke përfshirë (i) mënyrën sesi punoni, (ii) orët tuaja të punës, (iii) ekuilibrin punë-jetë dhe (iv) mënyrën si ndikon puna në shëndetin tuaj;
  3. të dhënat për gjendjen tuaj shëndetësore si dhe origjinën tuaj etnike;
  4. informacion nëse jeni diskriminuar apo jo në punë për disa arsye të ndryshme, ose nëse jeni përballur apo jo me sjellje të padëshirueshme në punë (një pyetje e thjeshtë "po" ose "jo"). Ju lutem vini re se NUK do t'ju kërkohet të jepni të dhëna personale ose informacione faktike në lidhje me këto përvoja;
  5. informacion nëse keni votuar apo jo në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ju lutem vini re se informacioni faktik mbi opinionin tuaj politik NUK do të mblidhet;
  6. emrin dhe adresën tuaj të emailit, nëse pranoni të rikontaktoheni për kërkime të mëtejshme;
  7. çdo informacion që jepni duke plotësuar formularët në faqen tonë të internetit, përfshirë kur raportoni një problem me faqen tonë të internetit;
  8. çdo informacion që na jepni, përfshirë korrespondencën, kur na kontaktoni;
  9. hollësitë e vizitave tuaja në faqen tonë të internetit duke përfshirë, por pa u kufizuar në, të dhënat e trafikut, të dhënat e vendndodhjes, blogjet dhe të dhënat e tjera të komunikimit, ose në mënyra të tjera dhe burimet që ju aksesoni; dhe
  10. Informacion rreth kompjuterit tuaj, duke përfshirë, aty ku është e disponueshme, adresën tuaj IP, sistemin operativ dhe llojin e shfletuesit, për administrimin e sistemit. Kjo përdoret për të gjeneruar të dhëna statistikore në lidhje me veprimet dhe modelet e shfletimit të përdoruesve tanë.

Ju lutem të informoheni se nëse jepni të dhënat tuaja të kontaktit, këto do të lidhen me përgjigjet tuaja. Nëse nuk jepni të dhënat tuaja të kontaktit për anketat vijuese, përgjigjet tuaja për këtë sondazh do të jenë anonime dhe do të jetë e pamundur për Eurofound ose Verian t'ju identifikojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nëpërmjet tyre. Gjithsesi, dëshirojmë të sqarojmë se rezultatet e hulumtimit do të jenë anonime (d.m.th. vetëm informacion statistikor) dhe ju NUK do të jeni të identifikueshëm, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në asnjë rezultat të publikuar.

Të gjitha të dhënat personale të mbledhura dhe të përpunuara më tej në lidhje me anketën EWCS 2024 janë të nevojshme për kryerjen e detyrave kërkimore të kryera nga Eurofound në interesin e publikut4, si dhe për të respektuar detyrimet ligjore5 të cilat iu besuan Eurofound nga Rregullorja e saj Themeluese6.

Përpunimi i të dhënave shëndetësore dhe të dhënave në lidhje me origjinën tuaj etnike janë të justifikuara për qëllime kërkimore shkencore7.

Çdo përpunim shtesë i të dhënave tuaja personale (p.sh., për qëllime përcjellëse) do të bëhet vetëm nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj8.

Në lidhje me çdo të dhënë që jepni kur na kontaktoni (p.sh., kur ushtroni të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave), është e nevojshme të respektoni detyrimin ligjor për t'iu përgjigjur kërkesës suaj9.

Së fundi, detajet e vizitave tuaja në faqen tonë të internetit, si dhe informacioni rreth kompjuterit tuaj do të mblidhen dhe do të përpunohen më tej me pëlqimin tuaj10. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni Politikën tonë të Cookies.

Kush do ti përpunojë të dhënat tuaja?

Të dhënat tuaja personale do të aksesohen vetëm nga anëtarët e stafit të autorizuar siç duhet brenda Eurofound dhe Verian, stafi i të cilëve, në kryerjen e detyrave të tyre, respekton detyrimet statutore ose kontraktuale të konfidencialitetit.

Për sa kohë do të ruhen të dhënat tuaja personale?

Zbatohen periudhat e mëposhtme të ruajtjes:

  1. Të dhënat personale do të ruhen për 12 muaj pas përfundimit të projektit (d.m.th., deri në tetor 2025).
  2. Nëse keni rënë dakord të kontaktoheni përsëri për kërkime të mëtejshme, emri juaj dhe detajet e kontaktit do të mbahen për dy vjet nga data që keni dhënë këto detaje.

Pasi të jenë arritur periudhat e ruajtjes, të dhënat personale do të asgjësohen në mënyra që sigurojnë që natyra e tyre konfidenciale të mos cënohet.

Si mbrohen të dhënat tuaja personale?

Janë vendosur disa kontrolle sigurie për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga aksesi, përdorimi ose zbulimi i paautorizuar. Prandaj, të dhënat tuaja do të ruhen në sistemet kompjuterike, të vendosura në Bashkimin Evropian, me akses të lejuar vetëm nga stafi i autorizuar.

Përgjigjet tuaja do të ruhen veçmas nga informacioni juaj personal dhe do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore.

Pjesëmarrja juaj, së bashku me përgjigjet tuaja individuale ndaj pyetjeve, do të mbahet rreptësisht konfidenciale. Rezultatet e hulumtimit do të jenë anonime, vetëm informacione statistikore dhe nuk do të jeni të identifikueshëm në asnjë rezultat të publikuar.

Për më tepër, Verian përafron praktikat e veta të punës me standardet e miratuara ndërkombëtarisht për standardin ndërkombëtar të cilësisë së kërkimit të tregut (ISO20252), standardin ndërkombëtar për sistemet e menaxhimit të cilësisë (ISO 9001) dhe standardin ndërkombëtar për menaxhimin e sigurisë së informacionit (ISO 27001).

A i transferojmë të dhënat tuaja jashtë BE-së?

Përpunimi i të dhënave tuaja personale, në parim, do të bëhet brenda BE-së ose brenda Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE11). Megjithatë, disa përpunime bëhen në Mbretërinë e Bashkuar12 pasi, në disa situata, kontraktuesi ynë, Verian, po transferon detajet tuaja të kontaktit (emrin dhe/ose adresën postare) te Greens, një kompani e printimit digjital13 me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të dërgojë letra ftese për pjesëmarrjen tuaj në anketën tonë.

Cilat janë të drejtat tuaja?

Brenda kufijve të përcaktuar nga EUDPR, ju keni të drejtën të aksesoni, korrigjoni, fshini dhe/ose transferoni të dhënat tuaja personale, të kufizoni ose kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe të tërheqni pëlqimin tuaj (nëse është dhënë). Vetëm kini parasysh se tërheqja e pëlqimit tuaj nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit gjatë kohës që pëlqimi juaj ishte i vlefshëm.

Për të ushtruar të drejtat e mësipërme, ju lutemi shkruani te PublicCompliance@veriangroup.com. Kërkesa juaj është pa pagesë. Megjithatë, nëse është qartazi e pabazuar ose e tepruar, Eurofound, si kontrollues i të dhënave, mund të refuzojë të veprojë në lidhje me të.

Ju gjithashtu keni të drejtë të bëni një ankesë te Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave, nëse konsideroni se përpunimi i të dhënave tuaja personale është në kundërshtim me ligjin. Ju do të gjeni më shumë informacion këtu.

Njoftimi i Ndryshimeve Materiale

Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar ose ndryshuar herë pas here këtë njoftim për të pasqyruar ndryshimet në përpunim. Ne ju nxisim që të rishikoni periodikisht këtë njoftim për tu informuar se si ne përpunojmë dhe mbrojmë informacionin tuaj personal.

Kontakti

Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë anketë janë të mirëpritura dhe duhet ti drejtohen Zyrtarit të Anketave, Sophia.MacGoris@eurofound.europa.eu.

Përditësimi i fundit: [10 maj 2024]


1 Rregullorja (BE) 2018/1725 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga institucionet, organet, zyrat dhe agjencitë e Bashkimit dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave (ose EUDPR)..
2 Mund të gjeni më shumë informacion këtu.
3 Mund të gjeni më shumë informacion këtu.
4 Neni 5(1)(a) i EUDPR.
5 Neni 5(1)(b) i EUDPR.
6 Rregullorja (BE) 2019/127 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 16 janar 2019 për krijimin e Fondacionit Evropian për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës (Eurofound) dhe shfuqizimin e Rregullores së Këshillit (EEC) Nr 1365/75, në veçanti nenet 1 dhe 2 të tij.
7 Neni 10(2)(j) i EUDPR
8 Neni 5(1)(d) i EUDPR.
9 Neni 5(1)(b) i EUDPR
10 Nenet 6 dhe 9 të Direktivës për privatësinë dhe komunikimet elektronike si dhe nenin 5(1)(d) të EUDPR.
11 ZEE përfshin 27 shtetet anëtare të BE-së plus Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.
12 tëria e Bashkuar konsiderohet një vend adekuat sipas vendimit të marrë nga Komisioni Evropian në qershor 2021. Prandaj, transferimet e të dhënave në MB janë të ligjshme sipas nenit 47 të EUDPR-së dhe Vendimit zbatues të Komisionit (BE) 2021/1772 të datës 28 qershor 2021 në përputhje me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit mbi mbrojtjen e duhur të të dhënave personale nga Mbretëria e Bashkuar.
13 Shikoni më shumë informacion këtu.